U mbajt seminari i 2 – të në kuadër të “Forumit rajonal në komunitet” në Kumanovë
Në organizimin e Qendrës së rajonit të planifikimit verilindor, u mbajt sesioni i dytë i forumit, në kuadër të programit “Forume rajonale në komunitet”. Në këtë sesion nga grupet punuese, qytetarët u njoftuan me shtatë konceptet e propozuara të zgjidhjeve të përcaktuara në sesionin e parë të forumit.
Qytetarët / forumi diskutuan dhe dhanë mendimin e tyre për secilën prej tyre, kurse theksi u vu te kriteret për përzgjedhjen e projekteve, dimensioni rajonal dhe qëndrueshmëria e propozimit. Qytetarët e forumit dhanë sugjerimet dhe mendimet e tyre për mënyrën e zhvillimit të koncepteve sipas kritereve.
Nga 7 konceptet e propozuara të zgjidhjeve forumi pranoi/verifikoi gjashtë, që sipas forumi i plotësojnë kushtet për të qenë lëndë e dhënies përparësi në sesionin të tretë të forumit sipas kritereve të skemës së granteve të përcaktuara nga projekti “Zhvillimi i barabartë, i qëndrueshëm, inkluziv në rajon”, edhe atë:
Koncepti 1: Rregullimi i grykës së Bislimit (ndërtimi i një objekti efikas energjetik për zhvillimin e turizmit rural në grykën e Bislimit);
Koncepti 2: Rregullimi i infrastrukturës së turizmit për mbajtnen e manifestimit turistik rajonal PËRKULJA E NUSES
Koncepti; 3: Vendosja e pajisjeve urbane në lokacionin turistik Përmendorja Kosturnica;
Koncepti 4: Ndërtimi i infrastrukturës qasëse – shtigjeve të këmbësorëve dhe rehabilitimi i shtigjeve ekzistues deri te rrallësitë natyrore – lokalitetet atraktiv turistike, rregullimin me pajisje urbane dhe udhërrëfyes dhe tabela për informim në RVLP (ujëvarat e staneve, lokaliteti Kuklica, etj.);
Koncepti 5: Stadium inkluziv në RVLP (Renovimi i objekteve sportive për aktivitete të shëndetshëm sportiv dhe përfshirja sociale e personave me aftësi të kufizuara në RVLP);
Koncepti 6: Ndërtimi i shtigjeve qasës dhe rampave për personat me aftësi të kufizuara në tre vende turistike – objekte në rajon në përputhje me strategjinë e RVLP;
Sesioni i tretë i forumit do të mbahet më 13 mars 2019, duke filluar nga ora 12:00 në restorantin Gracia në Kumanovë.