Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

F T E S Ë  P U B L I K E

Në bazë të nenit 84 dhe 86 të Ligjit për procedure administrative (“Gaz. zyrtare e RM” nr. 145), Komuna e Kumanovës bënë:

 

F T E S Ë  P U B L I K E

 

Komuna e Kumanovës informon qytetarët se në përputhje të Ligjit mbi tatimit mbi pronën, Aktvendimet për tatim mbi pronën si dhe taksat komunale – firmave për vitin  2019 janë distribuuar përmes Postës së Maqedonisë.

Të gjithë obliguesit tatimor (personat fizik dhe juridik) të cilët janë pronarë të pronës së tatimuar, shfrytëzuesit apo frytëgëzuesit e pronës të cilët nuk i kanë marrë aktvendimet për tatimin mbi prone apo taksat komunale – firmave për vitin 2019  në adresat e tyre, ftohen që të lajmërohen në zyrat e Komunës së Kumanovës-Sektori për tatime dhe taksa, në afat sa më të shkurtër.

Të obliguarit tatimor (personat juridik dhe fizik) të cilët posedojnë pronë e cila tatimohet dhe nuk i përgjigjet kësaj ftese publike, do të dënohen me dënime në të holla për shkeljet e kryera ligjore në bazë të Ligjit të tatimit mbi pronën.

Komuna e Kumanovës apelon deri tek të gjithë qytetarët dhe firmat që me ndërgjegje dhe përgjegjësi t’u përmbahen obligimeve ligjore për pagesën e tatimeve mbi pronën dhe taksave komunale-firmave.

Me respekt

 Sektori për tatime dhe taksa

Njësia për verifikim të pagesës së tatimit të pronës, pagesës së tatimeve, taksave dhe kompensimeve tjera

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст