INFORMACION PËR TË PA PUNËSUARIT, Programi Puna përgjithësisht – e dobishme 2019, Projekti “Përqafimi lokal 2” Komuna e Kumanovës
Projekti “Përqafimi lokal” 2 është pjesë e Programit Puna përgjithësisht – e dobishme 2019 në kuadër të Projektit “Krijimi i Mundësive punë për të Gjithë – IV dhe Mbështetja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore në Zbatimin e Planit Operacional për Programet dhe Masat Aktive të Punësimit dhe shërbimet e tregut të punës për vitin 2019.
Projekti fillon në 01.09.2019 dhe do të zgjasë deri më 30.06.2020, i cili do të angazhojë gjithsej 23 (njëzet e tre) persona të papunë si ofrues të shërbimeve dhe gjithsej 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) përdorues të shërbimeve. Në varësi të idesë së projektit, angazhimi i të papunëve do të zgjasë përkatësisht 6 (gjashtë) ose 9 (nëntë) muaj.
Shuma e kompensimit të personave të angazhuar në baza mujore është 9,000 oo denarë, e cila përfshin tatimin mbi të ardhurat personale dhe sigurimin e invaliditetit dhe dëmtimit fizik të shkaktuar nga dëmtimi në punë dhe sëmundjet profesionale.
Fondet për zbatimin e Programit Puna përgjithësisht – e dobishme 2019 janë siguruar nga Buxheti i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe me pjesëmarrje me bashkëfinancim të Komunës së Kumanovës në shumën 20% të tarifës mujore për gjithsej 21 (njëzet e një) persona të angazhuar në periudhë nga 6/9 muaj.
Për më tepër, Komuna e Kumanovës gjithashtu siguron fonde të plota (100%) për 2 (dy) persona të përfshirë në projekt për një periudhë 9 muaj.
Për monitorim të projektit dhe realizimin e tij është formuar komision Komunal, i përbërë nga përfaqësues të APRMV Qendrës për Punësim Kumanovë JUM Qendrës për Punë Sociale – Kumanovv IPK Shtëpia e Plqeve “Zafir Sajto” Kumanovë, Shoqata RCPLIP “Mesazhi ynë“ Kumanovë dhe Komuna e Kumanovës përmes Njësisë për mbrojtje sociale, mbrojtje të fëmijëve dhe mbrojtje shëndetësore.
Të papunët e punësuar do të angazhohen 4 orë në ditë çdo ditë pune.
23 punëkërkuesit e papunë, kërkues aktivë të punës në Qendrën e Punësimit në Kumanovë duhet t’i përkasin njërës nga kategoritë e mëposhtme:
- Të papunë afatgjatë (mbi 12 muaj në evidencë, me avantazhin e të papunëve mbi 5 vjet);
- Të rinjtë deri në 29 vjet;
- Personat më të vjetër se 50 vjet;
- Personat që janë përfitues të ndihmës financiare sociale ose persona të papunë;
- Personat me aftësi të kufizuara;
- Anëtare femra të përkatësisë etnike rome dhe komuniteteve të tjera etnike;
- Personat që i përkasin komunitetit etnik Rom;
- Prindërit vetë ushqyes;
- Prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara;
- Prindërit e 3 ose më shumë fëmijëve;
- Personat me arsim të mesëm jo të plotë ose të ulët.
Thirrja publike për aplikime për pjesëmarrje në Projekt do të shpallet ndërmjet datës 05.08.2019 dhe 16.08.2019.
Projekti “Përqafimi lokal” 2 është i përbërë nga tre ide të projektuese, edhe atë:
Ideja e parë e projektit ka të bëjë me grupin e synuar – përfituesit e qendrave të kujdesit ditor për personat me aftësi të kufizuara intelektuale (QD “Mesazhi ynë” Kumanovë dhe QD – MPSP – Kumanovë). Me këtë kemi për qëllim që përmes monitorimit qendrat e kujdesit ditor të bëhen një vend ku njerëzit do të fitojnë aftësitë themelore për vetëvlerësimin, arsimimin, angazhimin në punë, zhvillimin e afiniteteve personale dhe përfshirjen përmes sportit dhe muzikës. Për realizimin e këtij projekti, do të angazhohen 4 (katër) persona të papunë, në rolin e mentorit për aktivitete sportive, dy mentorë për aktivitete muzikore, si dhe koordinatori për prindërit e përdoruesve përfundimtar të shërbimeve.
Ideja e dytë e projektit është për grupin e synuar – nxënësit me aftësi të kufizuara të përfshira në arsimin gjithëpërfshirës, me qëllim të angazhimit të asistentëve arsimorë, ofrimit të mbështetjes për nxënësit me aftësi të kufizuara, dhe në të njëjtën kohë sigurimin e përfshirjes reale në procesin arsimor përmes arsimit të asistuar gjatë orës mësimore për ta bërë mësimin më të lehtë dhe për të përmirësuar socializimin me shokët e tyre të klasës. Për të zbatuar këtë ide të projektit, do të angazhohet 16 (gjashtëmbëdhjetë) persona të papunë si asistent arsimor.
Ideja e tretë e projektit ka të bëjë me grupin e synuar – të moshuarit, me qëllim të zhvillimit të një forme të asistimit të kujdesit në shtëpi, ofrimit të mbështetjes psikologjike dhe sociale si dhe ndihmës në përgjegjësitë ditore të të moshuarve dhe organizim të një kohe më të strukturuar, që çon në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre dhe zhvillimin e një ndjenje të përkatësisë ndaj komunitetit. Për këtë qëllim, do të angazhohen 3 (tre) persona të papunë në rolin e asistentëve për të moshuarit që do të ofrojnë ndihmë për të moshuarit përmes: prokurimit të ushqimeve themelore dhe produkteve higjienike, shoqërimit në mjek, organizimit të jetës shoqërore të të moshuarve përmes vizitave në teatër, ngjarjeve kulturore dhe të ngjashme.
Informacione të hollësishme mbi Programin “Puna përgjithësisht – e dobishme” mund të merren në Komunën e Kumanovës nga Tanja Stefanovska, koordinatore komunale e Programit dhe Ivana Kostovska zëvendës koordinatore komunale për Programin “Puna përgjithësisht – e dobishme”, Agjencia e Punësimit – Qendra e Punësimit në Kumanovë te personi Bllagica Jovanoviq, IPM Qendra e Punës Sociale Kumanovë te personi Mirosllava Ilievska.
Komisioni komunal për monitorim të projektit