Solemnisht lëshohet në përdorim salla e sportit në SHFK “Jeronim De Rada” – f. Çerkez
Në kuadër të projektit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – “145 salla të sportit”, sipas kontratës, kanë përfunduar aktivitetet për ndërtimin e sallës së sportit në SHFK “Jeronim De Rada” – f. Çerkez, Kumanovë.
Në hapjen solemne të sallës sportive në këtë shkollë morën pjesë: Arbëri Ademi, Ministër i Arsimit, Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme, Bujar Osmani, Zëvendës Kryeministër përgjegjës për Çështje Evropiane, Maksim Dimitrievski, Kryetari i Komunës së Kumanovës dhe përfaqësues të Sektorit të Arsimit pranë Komunës së Kumanovës.