Kryetari i Komunës shpërndau dhurata për Vitin e Ri
Me rastin e festave të Vitit të Ri, Kryetari i Komunës së Kumanovës, Dimitrievski, shpërndau dhurata për personat me pengesa intelektuale në Shoqatën “Porosia Jonë” dhe Qendrën Ditore, si dhe për fëmijët e Shoqatës së Shurdh – memecëve në Kumanovë.
Kjo është vizitë tradicionale e Kryetarit të Komunës, për kënaqësinë e madhe të shfrytëzuesve, të cilët çdo ditë janë pjesë e qendrave të lartëpërmendura.