U shpallën polici dhe zjarrëfikësi më i mirë për vitin 2019
Sot, Komuna e Kumanovës, tradicionalisht, ka shpallur policin dhe zjarrfikësin më të mirë për vitin 2019.
Goran Veliçkovski, Polici i SP me KP nga Kumanova, u shpall polici më i mirë, dhe Rose Spasovski, zjarrfikës-shpëtues-shofer i automjetit special, u shpall zjarrfikësi më i mirë.
Çmimet i ndau kryetari Maksim Dimitrievski, i cili falënderoi të dy institucionet për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme për t’u shërbyer qytetarëve.
Duke i uruar më të mirën, ai theksoi se ata japin një shembull për kolegët e tyre, si një motiv për të shënuar rezultate të larta.