Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Tribunë mbi digjitalizimin e shërbimeve publike në Kumanovë

Sot në Shtëpinë e Zejtarëve u mbajt tribuna e tret me radhë nga seria e debateve publike për digjitalizimin e shërbimeve publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Për temën e paraparë foli Damjan Manchevski, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, i cili dha pikëpamjet e tij për procesin e digjitalizimit të shërbimeve, me theks në portalin kombëtar për shërbimet elektronike uslugi.gov.mk, i cili është zhvilluar plotësisht nga MSHIA.

Në tribunë mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Kumanovës, i cili foli për dixhitalizimin e shërbimeve në nivelin lokal, gjegjësisht integrimin e shërbimeve që vetëqeverisja lokale u ofron qytetarëve në portalin uslugi.gov.mk. Qytetarët do të mund të mësojnë më shumë rreth portalit uslugi.gov.mk, nga sot, çdo ditë pune në ambientet e Komunës së Kumanovës (zyra e arkivit).

 

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст