Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e nëntëmbëdhjetë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 03.04.2020 (e premte)

Sot, në hapësirat e Komunës së Kumanovës u mbajt mbledhje e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në lidhje me ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave për parandalim të përhapjes së sëmundjes  COVID-19 (coronavirus). Në këtë mbledhje u miratuan rekomendimet, konkluzionet dhe masat në vijim:

– Kërkojmë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut izolim të plotë (karantinë) të qytetit të Kumanovës me protokole të verifikuar qartë për sjelljen e institucioneve, qytetarëve dhe subjekteve juridike me pika kontrolli në hyrje – daljet e qytetit dhe masa të sforcuara më rigoroze për kufizimet.

– Kërkojmë nga MPB të bëjë hetime dhe kontrolle të rregullt të gjendjes dhe respektimit të masës së tubimit të grupeve dhe lëvizjes së qytetarëve më shumë se pesë veta, si dhe ruajtjen e distancës minimale prej 2 metra në këto lokacione: KEJ, Parku i Qytetit, Shesh, Sokollana dhe Parku te Pishina e Qytetit.

– U rekomandojmë qytetarëve që t’i respektojnë vetëm masat e miratuara nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Shëndetësisë, e jo nga burime të pa verifikuara.

– Mbrëmë është dëmtuar një pajisje për spërkatje me mjete dezinfektuese të automjeteve në lokacionin Sredorek (rr. “Done Bozhinov”) dhe është vjedhur pajisja për spërkatje në lokacionin ndërmjet rrugëve “Bilanovska” dhe “Revolucioni Popullor”.

Apelojmë për sjellje të ndërgjegjshme dhe me përgjegjësi të qytetarëve ndaj pajisjeve që shfrytëzohen për dezinfektim të autoveturave dhe sipërfaqeve publike qarkulluese. Gjithashtu informojmë se mjetet që shfrytëzohen në pikat e dezinfektimit të autoveturave nuk janë të dëmshme as për njerëzit, as për automjetet.

– Kërkojmë nga qytetarët që t’i mënjanojnë veturat e parkuara parregullsisht në sipërfaqet publike qarkulluese (trotuare dhe rrugë), që të mund të dezinfektohen pa pengesa sipërfaqet e hapura. Në të kundërtën, nuk bartim përgjegjësi për dëmtimin eventual të pronës private.

 

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст