NJOFTIM nga mbledhja e njëzetë e një e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 05.04.2020 (e diel)
Sot, në hapësirat e Komunës së Kumanovës u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, në lidhje me ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masava për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në mbledhje u miratuan këto rekomandime, konkluzione dhe masa:
- Kërkojmë nga Komisioni për sëmundje ngjitëse në Ministrinë e Shëndetësisë që të bëjë pasqyrimin e plotë të gjendjes në Spitalin e Përgjithshëm – Kumanovë, për numrin e rasteve pozitive nga personeli i spitalit nëpër reparte dhe të japë mendimin e vet për funksionim të kapaciteteve të spitalit në këto rrethana.
- Kërkojmë nga Ministria e Punëve të Jashtme që të na i dërgojë listën e personave nga Kumanova, që janë paralajmëruar për t’u kthyer në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
- Kërkojmë nga Shtabi i Krizës pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që të përcaktojë një person nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, që drejtpërsëdrejti do të kyçet në punën e SHKMSH.