NJOFTIM nga mbledhja e njëzetë e shtatë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 11.04.2020 (e shtunë)
Sot, në hapësirat e Komunës së Kumanovës u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, për ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në këtë mbledhje u miratuan këto rekomandime, konkluzione dhe masa:
- Kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë, Komisioni i sëmundjeve ngjitëse dhe ISHP – Shkup t’u japë përparësi testeve për të gjithë briset e marra në territorin e KOmunës së Kumanovës për punonjësit shëndetësor dhe njëherit me kohë ta informojnë QSHP – Kumanovë për rezultatet pozitive dhe negative nga testet, për shkak të faktit se për numrin më të madh të strishove që janë dërguar për analizëm, nuk merren rezultatet me kohë, me çka llogarisim se po krijohet pasqyrë jo reale epidemiologjike në Komunën e Kumanovës.
- Në përputhje me aktet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kahet e ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, të gjithë bujqit që nuk janë evidentuar në Regjistrin e Vetëm të Ekonomive Bujqësore (RVEB), e që kanë nevojë të kryejnë aktivitete bujqësore gjatë ditëve të vikendit (11-12.04.2020 ), përmes telefonit ta njoftojnë Shtabin e Krizës në vendbanimin e tyre, ku do ta paralajmërojnë nevojën e akvititetit ditor bujqësor.Nevojën e lëvizjes bujqit e pa evidentuar duhat ta paralajmërojnë në Shtabin e Krizës, një ditë më herët deri në ora 20. Njëkohësisht duhet ta definojnë kohën e saktë të kryerjes së aktiviteteve bujqësore.NUMRI I TELEFONIT PËR PARALAJMËRIM: 075 273 192Ua tërheqim vërejtjen se Shtabi Komunal i Krizave nuk do të japë leje lëvizjeje, por vetëm do t’i evidentojë bujqit që kanë parashtruar kërkesë për lëvizje pa pengesa, për realizim të aktiviteteve bujqësore, e më pastaj lista e këtyre personave do të dërgohet te njësite kompetente organizative të policisë (Njësi, stacion, OPB, SPM).Në këtë mënyrë bujqëve të pa evidentuar do t’u mundësohet të lëvizin pa pengesa gjatë ditëve të vikendit, me qëllim të kryerjes së aktiviteteve bujqësore rrjedhëse.
Kur miratohen vendime për kufizim të lëvizjes ndahen dy grupe sipas moshët, për të cilët miratohen kufizime të posaçme, e ato janë mbi moshën 67 vjeçare dhe nën 18 vjet, kur SHVMSH mbledh të dhëna dhe përmes MSHIA jep leje sëris këto dy grupe janë të përjashtuar nga lejet.