Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim nga mbledhja e njëzetë e tetë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 12.04.2020 (e diel)

Sot, në hapësirat e Komunës së Kumanovës, u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, në lidhje me ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave për parandalim të përhapjesë së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në këtë mblkedhje u miratuan këto rekomandime, konkluzione dhe masa:

  • Kërkojmë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të kyçen në sigurimin e pakove sociale me mjete dezinfektuese dhe prodhime ushqimore për të gjitha familjet me rrezik më të madh social në territorin e Komunës së Kumanovës.
  • Deri te SHKMSH që të vëjë kontakt me të gjithë kraetarët e Bashkësive urbane dhe vendore që të dërgojnë listë të familjeve me rrezik më të madh social nga bashkësitë e tyre vendore. Listat t’i dërgojnë te SHKSHM në afat sa më të shkurtër të mundshëm që të mund të shpërndahen pakot sociale për rastet më të rrezukuara.
  • U apelojmë qytetarëve që të mos i shfrytëzojnë këndet e lojërave për fëmijë që janë të mbyllur me vendim të SHKMSH, dhe të mos mblidhjen në grupe më shumë se dy persona, në të kundërtën MPB do të procedojë me gjoba, në përputhje me vendimet e Qeverisë së RMV.
  • Kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe ISHP – Shkup që t’u japë prioritet testeve për strisho të marra në territorin e Komunës së Kumanovës për punonjësit shëndetësor dhe njëherit me kohë ta informojnë QSHP – Kumanovë për rezultate pozitive dhe negative të testeve, për faktin se për numrin më të madh të strishove që janë dërguar për analizë, nuk merren rezultatet me kohë, me çka llogarisim se po krijohet pasqyrë jo reale epidemiologjike në Komunën e Kumanovës.

Komuna e Kumanovës

                   Kryetar, 

                                                                                                      Maksim Dimitrievski

 

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст