Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e njëzetë e nëntë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 13.04.2020 (e hënë)

Sot, në hapësirat e Komunës së Kumanovës, u mbajt mbledhja e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, në lidhje me ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave, për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në mbledhje u miratuan këto rekomandime, konkluzione dhe masa:

  • Kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për sëmundje ngjitëse, për shkak të gjendjes së krijuar me personelin e infektuar të Spitalit të Përgjithshëm – Kumanovë, të bëjnë vlerësimin urgjent dhe të shikohet funksionaliteti i Spitalit dhe repartet ku ka personel të infektuar me virusin COVID – 19.
  • Kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe ISHP – Shkup t’i jep prioritet testeve për të gjitë strishot e marra në territorin e Komunës së Kumanovës për punonjësit shëndetësor dhe njëherit me kohë ta informojnë QSHP – Kumanovë për rezultatet pozitive dhe negative të testeve, për faktin se për një numër të madh të shtrishove që janë dërguar për analizë, nuk merren rezultatet me kohë, me çka llogarisim se po krijohet pasqyrë jo reale epidemiologjike në Komunën e Kumanovës.
  • U apelojmë qytetarëve që të mos hudhin bërllog në vende të pa lejuaram, gjegjësisht të mos krijohen deponi të egra të reja, por hedhja të bëhet vetëm në deponinë e qytetit. Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme i rekomandojmë Komunës, që deponia e qytetit të mos u merr para për shërbimet e veta qytetarëve që me vetë iniciativë do të hedhin sasi më të mëdha të bërllogut.
  • U apelojmë qytetarëve, për shkak të rritjes së konsumit të ujit gjatë uikendeve dhe zvogëlimit të shtypjes së ujit, për shfrytëzim racional të ujit në këto kushte, të mos ujiten oborret dhe kopshtet dhe të mos lahen vetuar nga rrjeti i ujësjellësit të qytetit.
Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст