NJOFTIM nga mbledhja e tridhjetë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 14.04.2020 (e martë)
Sot, në hapësirat e Komunës së Kumanovës, u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në këtë mbledhje u miratuan këto rekomandime, konkluzione dhe masa:
- Kërkojmë nga Qeveria e RMV që ta ndajo Komunën e Kumanovës dhe territorin e saj nga korniza e masave të përgjithshme të Qeverisë së RMV, që vlejnë për gjithë territorin e RMV, me izolim shtesë 14 ditor – 24 orësh (karantinë me kushte të posaçme), që do të vlejë prej të premtes, 17.04.2020, dhe do të zgjasë deri më 04.05.2020 година, me respektim të masave të deritanishme nga Qeveria e RMV, si dhe procedura shtesë të definuara paraprakisht në situatë të tillë nga SHKMSH i Komunës së Kumanovës.
Nën masat e posaçme që duhet të vlejnë në këto kushte janë:
- Leje lëvizjeje për personat që janë profesionalisht të angazhuar në institucione dhe ekonomi.
- Pikat e kontrollit në hyrje dhe dalje dhe jashtë qytetit, me dezinfektim shtesë në veturave dhe udhëtarëve që hyjnë në territorin e Komunës së Kumanovës.
- Masa preventive epidemiologjike për dezinfektim të hapësirave të prekura në qytet, detyrimisht për hyrje – daljet në territorin e Komunës së Kumanovës.
- Sigurimin e transportit të ushqimit, nevojave energjetike dhe të tjera për Komunën e Kumanovës dhe institucionet që do të kyçen në veprime kundër epidemisë me COVID-19 në territorin e Komunës së Kumanovës.
- Sigurim pa pengesa të dërgim ambulant të ushqimit për familjet, gjatë periudhës së karantinës dhe kyçjen e numrit më të madh të operatorëve tregtarë me leje të marrë paraprakisht nga SHKMSH.
- Rishqyrtim i Vendimit të Qeverisë së RMV për masat për bujqit dhe blegtorët dhe subjektet tjerë ekonomik për kryerje pa pengeesë të aktiviteteve gjatë periudhës së karantinës.
- Sigurimi i resurseve njerëzore shtesë në shëndetësi, për funksionim pa pengesa të Spitalit të Përgjithshëm – Kumanovë.
- Përforcimi i kapaciteteve të shërbimit epidemiologjik me resurse njerëzore shtesë, si përgjigje e nevojave, varësisht nga gjendja epidemiologjike.
- Definimi i mënyrës dhe proceddurës së heqjes së mbeturinave komunale të amvisërive ku ka raste pozitiv me COVID-19.
- Sigurimi i sasive shtesë të mjeteve për mbrojtje personale të qytetarëve në Komunën e Kumanovës dhe inkorporimin e masave për bartje të detyrueshme të maskës nga të gjithë personat në vend të hapur.
- Kyçja e Qendrës ndërkomunale për punë sociale për ndjekje aktive të gjendjes së personave me nevoja të posaçme dhe ofrimin e ndihmës për familjet më të prekura sociale në qytet me furnizim të vazhdueshëm me ushqime, mjete higjienike dhe pajisje mbrojtëse gjatë periudhës së karantinës.
- Vendosjen e procesit të vazhdueshëm mjekësor dhe procesit të kontrollit të vazhdueshëm të personave migratë të hyrë ose të ndaluar në proces trafikimi me njerëz, e që janë ose do të jenë subjekt i vendosjes në TPC Tabanoc – Kumanovë, izolimin e tyre ose futjen eventuale në karantinë.
- Kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për sëmundje ngjithëse dhe ISHP – Shkup, t’u japë përparësi testeve për të gjitha strishot e marra në territorin e Komunës së Kumanovës për punonjësit shëndetësor dhe njëherit, me kohë ta njoftojë QSHP – Kumanovë për rezultatet pozitive dhe negative, për faktin se për numrin më të madh të strishove që janë dërguar për analizë, nuk merren rezultatet me kohë, me çka llogarisim se po krijohet pasqyrë jo reale epidemiologjike në Komunën e Kumanovës.
- U apelojmë Kryqit të Kuq të RMV dhe organizatave të tjera humanitare dhe joqeveritare që janë në bashkëpunim me SHKMSH, të ofrojnë ndihmë shtesë për qytetarët e Komunës së Kumanovës gjatë karantinës.