Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e tridhjetë e një e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 15.04.2020 (e mërkurë)

Sot, në hapësirat e Komunës së Kumanovës, u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, për parandalim të përhapjes së sëmundjes  COVID-19 (coronavirus). Në mbledhje u ndanë të gjithë informacionet për gjendjen faktike ndërmjet anëtarëve të Shtabit dhe Kryeministrit të RMV, Olive Spasovski, Zëvendës Kryeministrit, Bujar Osmani, Ministri i Shëndegtësisë, Venko Filipçe, Ministri i Arsimit, Arbër Ademi dhe kryetari i Komisionit për sëmundje ngjitëse Zharko Karaxhovski.

Në bazë të mendimeve epidemiologjike dhe gjendjes reale në terren, SHKMSH i miratoi këto konkluzione:

  • Kërkojmë nga Komisioni për sëmundje ngjitëse që deri te SHKMSH të japë vlerësim epidemiologjik për gjendjen me COVID 19 në territorin e Komunës së Kumanovës dhe të deklarohet se masat e ndërmarra deri tani janë të mjaftueshme ose duhet të ndërmerren masa shtesë, duke marrë parasyshë faktin se numri i të infektuarve është rritur në masë të konsiderueshme.
  • Kërkojmë nga Komisioni i sëmundjeve ngjitëse që të deklarohet me shkrim deri te SHKMSH se a duhet të vazhdohet me masën epidemiologjike – dezinfektim, duke i marrë parasyshë sugjerimet e profesorit Zharko Karaxhovski se për momentin dezinfektimi nuk jep efekt dhe është aktivitet i pa nevojshëm i ndërmarrë nga SHKMSH Kumanovë.
  • Kërkojmë nga Qeveria e RMV që ta ndajë Komunën e Kumanovës dhe territorin e saj nga korniza e masave të përgjithshme të Qeverisë së RMV, që vlejnë për gjithë territorin e RMV, me izolim shtesë 14 ditor – 24 orësh (karantinë me kushte të posaçme), që do të vlejë prej të premtes, 17.04.2020, dhe do të zgjasë deri më 04.05.2020 година, me respektim të masave të deritanishme nga Qeveria e RMV, si dhe procedura shtesë të definuara paraprakisht në situatë të tillë nga SHKMSH i Komunës së Kumanovës.

Nën masat e posaçme që duhet të vlejnë në këto kushte janë:

  1. Leje lëvizjeje për personat që janë profesionalisht të angazhuar në institucione dhe ekonomi.
  2. Pikat e kontrollit në hyrje dhe dalje dhe jashtë qytetit, me dezinfektim shtesë në veturave dhe udhëtarëve që hyjnë në territorin e Komunës së Kumanovës.
  3. Masa preventive epidemiologjike për dezinfektim të hapësirave të prekura në qytet, detyrimisht për hyrje – daljet në territorin e Komunës së Kumanovës.
  4. Sigurimin e transportit të ushqimit, nevojave energjetike dhe të tjera për Komunën e Kumanovës dhe institucionet që do të kyçen në veprime kundër epidemisë me COVID-19 në territorin e Komunës së Kumanovës.
  5. Sigurim pa pengesa të dërgim ambulant të ushqimit për familjet, gjatë periudhës së karantinës dhe kyçjen e numrit më të madh të operatorëve tregtarë me leje të marrë paraprakisht nga SHKMSH.
  6. Rishqyrtim i Vendimit të Qeverisë së RMV për masat për bujqit dhe blegtorët dhe subjektet tjerë ekonomik për kryerje pa pengeesë të aktiviteteve gjatë periudhës së karantinës.
  7. Sigurimi i resurseve njerëzore shtesë në shëndetësi, për funksionim pa pengesa të Spitalit të Përgjithshëm – Kumanovë.
  8. Përforcimi i kapaciteteve të shërbimit epidemiologjik me resurse njerëzore shtesë, si përgjigje e nevojave, varësisht nga gjendja epidemiologjike.
  9. Definimi i mënyrës dhe proceddurës së heqjes së mbeturinave komunale të amvisërive ku ka raste pozitiv me  COVID-19.
  10. Sigurimi i sasive shtesë të mjeteve për mbrojtje personale të qytetarëve në Komunën e Kumanovës dhe inkorporimin e masave për bartje të detyrueshme të maskës nga të gjithë personat në vend të hapur.
  11. Kyçja e Qendrës ndërkomunale për punë sociale për ndjekje aktive të gjendjes së personave me nevoja të posaçme dhe ofrimin e ndihmës për familjet më të prekura sociale në qytet me furnizim të vazhdueshëm me ushqime, mjete higjienike dhe pajisje mbrojtëse gjatë periudhës së karantinës.
  12. Vendosjen e procesit të vazhdueshëm mjekësor dhe procesit të kontrollit të vazhdueshëm të personave migratë të hyrë ose të ndaluar në proces trafikimi me njerëz, e që janë ose do të jenë subjekt i vendosjes në TPC Tabanoc – Kumanovë, izolimin e tyre ose futjen eventuale në karantinë.
  13. Gjatë periudhës së shpalljes së gjendjes në kushte të posaçme, Kryqi i Kuq i RMV dhe organizatat tjera humanitare dhe jo qeveritare dhe shoqatat që janë në bashkëpunim dhe koordinim me SHKMSH, të shpërndajnë ndihmë humanitare, mjete për mirëmbajtjen e higjienës dhe dezifektues për qytetarët e Komunës së Kumanovës.

 

SHKMSH parashtron propozim protokollet e lëvizjes nëpër qytet për këto kategori të qytetarëve.

Kategoria e parë – të punësuarit në veprimtaritë e veta, NJVL, institucionet shtetërore, etjt, propozojmë:

  • Këto persona të punësuar do të lëvizin vetëm me leje paraprake nga MISHA përmes organizatave dhe institucioneve të tyre në mënyrë plotësuese dhe të vetme, në përputhje me dinamikën e orarit të paracaktuar më parë nga ana e tyre, në përputhje me vendimet paraprake të QRMV. Nëse kanë nevojë për transport deri te vendi i punës, e të njejtit nuk janë vozitës, duke e marrë parasyshë se është ndaluar transporti publik, organizatat e tyre janë të obliguara të përgatisin listë të personave dhe veturave që do t’i transportojnë në përputhje me dinamikën e paracaktuar të punës dhe të njëjtit t’i dërgojnë deri te SHKMC në këqyrje dhe miratim, kurse SHKMC në procedurë të paraparë kohore i dërgon te MPB, SPB për njoftim dhe procedim të mëtejmë.
  • Kategoria e dytë ku përfshihen qytetarët që kanë nevojë për blerje të produkteve ushqimore, ndihmë mjekësore si dhe nevoja të natyrave tjera (vdekje për vorrim, rregullim të aktiviteteve urgjente dhe të pa prolongueshme, etj.)

Propozojmë që furnizimi me prodhime ushqimore të bëhen në dy mënyra, edhe atë: blerje online që do t’u dërgoheshte në mënyrë të organizuar nga ana e firmave tregtare që do të shërbejnë, t’u vihen në dispozicion ekipe shtesë të formuar nga SHKMSH dhe Kryqi i Kuq Komunal falas, me porosi nga qytetarët sipas katalogjeve të përgatitur paraprakisht me çmime të verifikuar paraprakisht të kenë qasje te çdo qytetarë.

Mënyra e dytë me dalje të lirë personale dhe të kontrolluar të një anëtari të secilës familje në një kohë të përcaktuar qartë dhe saktësisht nga ora 07-15, gjatë ditës në vendndodhjen e diskonteve – dyqaneve të lagjeve jo më shumë se 200 m nga adresa e vendbanimit, me përjashtim të rrugëve ku nuk ka lehtësira të tilla tregtare. Personat që nuk respektojnë masën nuk duhet të shërbehen aspak. Kjo masë nënkupton futjen e regjimit të një oficeri të policisë në lagje me kontroll të zgjeruar të shërbimeve (MPB – SPB dhe organet e inspektimit). Kategoritë më të vjetra dhe kategoritë e cenueshme të familjeve do të shërbehen duke njoftuar qendrën e thirrjeve të SHKMSH ose direkt në dyqane ose personalisht me dërgesa adekuate. Të gjitha nevojat e tjera të qytetarëve duhet të raportohen në SHKMSH dhe sipas përparësive të zgjidhura në koordinim me shërbime dhe institucione të tjera.

  • Lëvizja e kategorive të tjera të qytetarëve që puna u oidhet me ekzistencën (bujqit, blegtorët, bletarët, personat me nevoja të posaçme dhe shoqëruesit e tyre, etj.)

Operacionalizimi i masave ekzistuese me procedim të qartë ndaj nevojave të këtyre kategorive të qytetarëve do të bëhet në përputhje me rekomandimet e deritanishme dhe vendimet e QRMV, në koordinim me SHKMSH Kumanovë.

 

 

Komuna e Kumanovës

           Kryetar,

 

   ____________________

 Maksim Dimitrievski

 

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст