Deratizim në territorin e Komunës së Kumanovës
Më 22.04.2020 (e mërkurë), 23.04.2020 (e enjte) dhe 24.04.2020 (e premte), do të bëhet deratizimi (trajtimi kundër minjëve) në territorin e Komunës së Kumanovës. Trajtimi do të bëhet me vendosjen e kurtheve në pusetat e hapura të rrejtit ekzistues të kanalizimit, kurse do të përfshihen edhe pusetat e hapura për akumulim të ujit atmosferik. Në rast se trajtimi nuk bëhet në afatin e paraparë, për shkak të kushteve të pa volitshme atmosferike, do të prolongohet për ditën e nesërme. Premarati që do të shfrytëzohet bënë pjesë në grupin e antikoagulantëve dhe do të jetë në formën e bllokut të parafinit. Ua tërheqim vërejtjen qytetarëve që të mos lëvizin afër kurtheve të vënë, kurse në rast se e gjejnë “rodenticidin” në vend të hapur, të mos e prekin.