Kryetari Dimitrievski, realizoi takim me koordinatorin nacional për SNEBPT Borçe Petrevski
Sot në ambientet e komunës së Kumanovës u mbajt një takim pune e anëtarëve të Ekipit të Veprimit në komunitet për parandalimin dhe pengimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Në takim morën pjesë Kryetari i komunës Dimitrievski dhe koordinatori nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit Borçe Petrevski.
Në këtë takim u ra në ujdi për aktivitetet e ardhshme që do të ndërmerren në këtë fushë dhe nevojën për koordinim më të madh ndërmjet organeve në nivel lokal dhe qendror.