Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më 10.11.2020

Në hapësirat e Komunës së Kumanovës u mbajt mbledhja e pesëdhjetë e dytë i Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në lidhje me ndërmarrjen e aktiviteteve për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19 (virusi korona). Në mbledhje morën pjesë përfaqësues të Shtabit Komunal, përfaqësues të institucioneve, organizatave, ndërmarrjeve publike. Në mbledhje u miratuan këto konkluzione:

  • Për shkak të numrit në rritje të personave të infektuar me koronavirus dhe mungesës së termineve për testim, kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë që të paktën të dyfishojë numrin e termineve për testim përmes “Termini im” për Komunën e Kumanovës
  • Për shkak të numrit të shtuar të personave të infektuar, si dhe sigurimit të trajtimit të tyre të duhur (kontroll, referim, shtrim në spital, etj.), kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive të marrin në konsideratë nevojën për të miratuar protokolle të reja ose ndryshime në protokollet ekzistuese.
  • Apelojmë tek qytetarët që t’i respektojnë të gjitha masat dhe rekomandimet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht distancën sociale prej 2 m, mbajtjen e maskës mbrojtëse, si dhe masën e re që ndalon grupimin e më shumë se katër personave në hapësira publike gjatë gjithë ditës, gjithë javës, me përjashtime të përcaktuara saktësisht nga kjo ndalesë
  • Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim do të vazhdojë ta monitorojë situatën dhe do të reagojë me kohë.

 

 

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст