U nënshkrua Marrëveshja për binjakëzim të komunave Kumanovë dhe Gjilan
Me rastin e 11 Nëntorit, Ditës së Qytetit, Kryetari Dimitrievski u takua me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Republika e Kosovës, Lutfi Haziri, me qëllim që të nënshkruajë Marrëveshje Binjakëzimi. Kjo Marrëveshje është rezultat i marrëdhënieve tradicionalisht të mira midis dy komunave dhe bashkëpunimit afatgjatë të suksesshëm në projekte zhvillimore dhe programe për zhvillim të ndërsjellë dhe promovim të marrëdhënieve ekonomike dhe kulturore.
Më parë, ata ishin pjesë e ekspozitës tradicionale të artistëve të Kumanovës, e cila u ndoq nga njëmbëdhjetë artistë akademikë (piktorë, grafikë, skulptorë) nga qyteti. Ekspozita u hap nga Kryetari Dimitrievski.