Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Është hapur ekspozita historike e përhershme në Shtëpinë – Muze të Hristijan Todorovski – Karposh

Në kuadër të shënimit të 77 vjetorit të vdekjes së komandantit legjendar të Kumanovës dhe Heroit Kombëtar Hristijan Todorovski-Karposh, sot në lokalitetin Shtëpia-Muze e H. T. Karposh u hap ekspozita e përhershme historike. Ekspozita u rinovua përmes projektit kombëtar për mbështetjen e kulturës – Qyteti i Kulturës për vitin 2019 dhe 500 vjetorit të Kumanovës, me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryetari i Komunës dhe Këshilli i Komunës së Kumanovës. Ngjarja është organizuar nga Këshilli i Lidhjes Komunale të Luftëtarëve nga KKLAM 1941-1945 dhe qytetarëve – Kumanovë. Të pranishmëve iu drejtua Sekretari i Komunës së Kumanovës, Aleksandar Gelevski, i cili e hapi ekspozitën e përhershme historike.

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст