SEEBRIG mbajti trajnimin me temë “Menaxhimi i pasojave nga fatkeqësitë”
Nga 13.09. deri më 17.09.2021 në Shtëpinë Artizanale komanda SEEBRIG mbajti një trajnim për punonjësit dhe përfaqësuesit e Komunës së Kumanovës me temën “Menaxhimi i pasojave nga fatkeqësitë”. Trajnerët ishin instruktorë nga Qendra për Trajnimin e Menaxhimit të Krizave dhe Menaxhimit të Fatkeqësive nga Sofja, Bullgari. Në emër të Komandës SEEBRIG dhe Qendrës së Trajnimit për Menaxhimin e Krizave dhe Menaxhimin e Fatkeqësive – Sofje, R e Bullgarisë, sot u ndanë letra falënderimi dhe dhurata speciale për pjesëmarrësit në trajnim dhe Kryetarit të Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski. Në bazë të Marrëveshjes për Bashkëpunimin Rajonal në Fushën e Mbrojtjes, e njohur si Marrëveshja për Forcat Paqeruajtëse Shumëkombëshe të Evropës Juglindore (IEOM), Komanda e Brigadës së Evropës Juglindore në vitin 2020 filloi qëndrim pune gjashtë vjeçar në RMV, me seli në Kumanovë. Komuna e Kumanovës vazhdon me bashkëpunim të vazhdueshëm me komandantin e Brigadës së Evropës Juglindore, gjeneral brigade Aristeidis Iliopulos dhe shefin e shtabit të SEEBRIG, kolonel Zllatko Gjorgjiovski.