Promovim i projektit për ndërtim të qendrës së re të shkollave të mesme “Sami Frashëri” në Komunën e Kumanovës
Projekti i përgatitur nga ekipet lokale arkitekturore të “URBAN ING” dhe NP “Kumanova – Plan”, për ndërtimin e shkollës së re të mesme në Komunën e Kumanovës, është promovuar sot, në sallën e madhe të objektit të ish-organizatave shoqërore – politike. Sipas planit, në objektin e ri do të sigurohet hapësira për nxënësit e paraleleve të gjimnazit dhe SHMKT “Nace Bugjoni”, të cilët ndjekin mësimin në gjuhën shqipe. Qendra e shkollës së mesme do të ndërtohet në lagjen Bedinjë, në një sipërfaqe prej 7400 m2 (lokacioni – ish-kazerma), në katër nivele, me kapacitet për 1200 nxënës. Në promovim foli edhe kryetarja e Këshillit të Komunës, Ivana Gjorgjievska, e cila theksoi nevojën për një qendër të re moderne shkollore, duke theksuar angazhimet themelore të të gjithë aktorëve politikë, të udhëhequr nga kryetari Maksim Dimitrievski, të cilët kontribuojnë në realizimin e këtij projekti. Kryetarja nënvizoi se pushteti vendor e ka iniciuar dhe përgatitur projektin, tani në lëvizje janë Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe pushteti qëndror, të cilat duhet të vazhdojnë procesin në interes të progresit të brezave të ardhshëm, sepse arsimi është shtylla e çdo rregullimi shtetëror