Thehen llampat e ndriçimit publik në sheshin e qytetit
Të nderuar qytetarë,
Këto janë fotografitë e shkatërrimit të llampave në sheshin e qendrës së qytetit. Qytetarët e pa ndërgjegjshëm vazhdojnë me sjelljen e tyre të pa hijshme. Kujt i pengon rregullimi dhe ndriçimi i sheshit të qytetit, i cili u përket të gjithë qytetarëve. Ky shembull është edhe një nga shumë të tjerë gjatë periudhës së kaluar, që tregojnë se si nuk duhet të sillemi ndaj mjedisit ku jetojmë. Shërbimet inspektuese të Komunës së Kumanovës menjëherë kanë dalë në teren që ta hetojnë ngjarjen dhe të bëjnë procesverbal për këtë gjendje.