Riparohet fontana para përmendores “Batko Gjorgjia”
Pas tre vitesh filloi të rrjedhë ujë në fontanën e Sheshit të qytetit, te përmendora e Batko Gjorgjisë. Nga Komuna e Kumanovës, janë blerë pjesë për servisim të të njëjtës, dhe me ndihmë profesionale nga NP “Ujësjellësi”, janë ndërruar pjesët e instalimit elektrik dhe të rrjetit të ujësjellësit.
Në vijim është përgatitja e studimit të fizibilitetit për verifikim të shkallës së dëmtimit të dy fontanave të tjera në pjesën qendrore të qytetit, pas çka do të pasojë riparimi i tyre.