Kryetari i Komunës u takua me nxënësit e shkollave të mesme që u pajisën me çertifikata MOS
Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski, realizoi takim me nxënësit e shkollave të mesme “Nace Bugjoni” dhe “Pero Nakov”, që u pajisën me çertifikata MOS (Microsoft Office Specialist), çertifikata nga gara e sivjetme shtetërore MOS që u mbajt në Shkup. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe drejtori i SHMKT “Nace Bugjoni” dhe mentori i tyre, prof. Marjan Spasiq.
Këto çertifikata u ndahen nxënësve që kanë njohuri të dalluara në lëmin e informatikës, dhe janë të pranuara ndërkombëtarisht nga Komisioni Evropian i standardizimit. Gara organizohet nga Certiadria, me përkrahje nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe vetëqeverisjet lokale.
Komuna e Kumanovës këtë projekt e ka përkrahur financiarisht duke paguar mjete për 50 teste për nxënësit e shkollave të mesme, kurse, Kryetari i Komunës, në këtë takim theksoi se është i kënaqur nga rezultatet dhe paralajmëroi bashkëpunim edhe për vitet e ardhshme.
Më të suksesshëm në këtë garë ishin: Marko Gievski, IV-6, SHMKT “Nace Bugjoni”; Angella Nikollovska, I-4, SHMK “Pero Nakov”; Monika Spasiq, II-9, SHMKT “Nace Bugjoni”; David Trajkovski, II-7, SHMKT “Nace Bugjoni”; Kristijan Masevski, II-7 SHMKT, “Nace Bugjoni”; Nikolla Laçkoviq, II-7, SHMKT “Nace Bugjoni”; Stefan Kostov, I-7 SHMKT “Nace Bugjoni” dhe Leonid Mehanxhij, II-7, SHMKT “Nace Bugjoni”.