Mbahet tribunë në lidhje me nxitjen tatimore në pjesën e sportit, në përputhje me ligjin për tatim të fitimit
Komuna e Kumanovës dhe Sektori i kulturës, organizuan tribunë për njohjen e mënyrës dhe procedurës në lidhje me nxitjen tatimore në pjesën e sportit, në përputhje me Ligjin për tatim të fitimit.
Në tribunë ishin të pranishëm të gjithë faktorët relevantë që mund të kontribuojnë në zhvillimin e sportit në qytetin tonë, Kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski, Drejtori i Agjencisë për Të rinj dhe Sport z – ri Darko Kaevski, Drejtori i Drejtorisë së të Hyrave Publike z – nja Sanja Llukarevska, si dhe këshilltarë, përfaqësues të administratës komunale dhe sektorit të biznesit në qytet, përfaqësues të klubeve sportiv dhe federata dhe punëtorë sportiv.