Mbyllet kolonia e pikturave “Kumanova 2018”
Mbrëmë u mbyll kolonia e dyzetë e katërt e pikturave “Kumanova 2018”. Artistët që morën pjesë në manifestim: Mirjana Kërsteva Masetti, Marina Leshkova, Simonida Filipovska Kitanovska, Strahil Petrovski, Mirosllav Veliçkovski, Petra Jovanovska, Stefan Ançevski nga Maqedonia; Jovana Koliq, Ana MIlkoviq, Milena Llazareviq, Milan Millenkoviq dhe Mirosllav Urosheviq nga Serbia; Ivan Çakarov nga Bullgaria; Manuela Toderas dhe Gabriela Valeriu Dima nga Rumania, sivjet e pasuruan përmbledhjen e kolonisë për rreth tridhjetë vepra të reja artistike.