“Aksion rinor për ajër të pastër” – projekt
Me Memorandumin e nënshkruar për bashkëpunim në mes të Komunës së Kumanovës, e përfaqësuar nga kryetari Maksim Dimitrievski dhe Qendrës për ndryshime klimatike – Gjevgjeli, e përfaqësuar nga kryetarja Bojana Stanojevska Pecurovska, filloi zbatimi i projektit “Aksioni rinor për ajër të pastër”.
Projekti zbatohet nga Qendra për Ndryshimet Klimatike, në bashkëpunim me UNICEF-in dhe me mbështetjen financiare të Qeverisë së Mbretërisë së Suedisë.
Qëllimi parësor është ngritja e kapaciteteve të të rinjve për lobim, avokim dhe inkurajim për të ngritur zërin në luftën për ajër më të pastër në nivel lokal.
Punëtoria e parë u mbajt sot, e organizuar nga Sektori i Arsimit dhe Njësia e mjedisit jetësor pranë Komunës, në hapësirat e CID – Kumanovë.