Debat për ligjin e ri të planifikimit urban dhe propozim – ligjin për ndërtim
Në organizim të NP “Kumanova – Plan”, u mbajt një ngjarje ku u diskutua për zbatimin e Ligjit të ri për planifikimin urban dhe Projekt – ligjin për ndërtim. Në këtë ngjarje morën pjesë Kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski dhe Prof. Dr. Mirosllav Gërcev i cili mbajti fjalim mbi temën në fjalë.