Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Dezinsektim në më shumë lokacione në territorin e komunës së Kumanovës

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Njoftohen qytetarët e komunës së Kuamanovës se me datë 31.07.2023, me fillim nga ora 05:00 do të bëhen këto trajtime:

Trajtim kundër rriqrave dhe buburrecave të zinj në lokacionin e rrugës “Revolucioni i Tetorit” (prapa marketit “Stokomak” dhe lokacionit të ndërtesave K4)

Trajtim kundër buburrecit të zi në lokacionin e të dy shesheve të qytetit

Trajtimi kundër rriqrave në lokacionin e koshave në vendbanimin “Goce Dellçev”

Më datë 1 gusht 2023, duke filluar nga ora 00:00, do të bëhet dezinfektimi adulticid ndaj formës së rritur të mushkonjave. Trajtimi do të bëhet në territorin e komunës së Kumanovës. U rekomandohet bletarëve që t’i ndërmarrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve.

Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë që trajtimet të kryhen në oraret e përcaktuara, ato do të shtyhen për ditën e nesërme.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст