Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Ekspozita e fotografive me temë nga Lufta Nacionalçlirimtare

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në Shtëpinë e Artizanateve – Kumanovë u mbajt një tjetër manifestim kulturor, për nder të 11 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Kumanovës. Ekspozita e fotografive me temë Lufta Nacionalçlirimtare organizohet nga Fondacioni për Kulturë dhe Sport me sektorin historik në IN Muzeu – Kumanovë. Të pranishmit patën rastin të shohin fotografi të rralla dhe unike nga Dita e Çlirimit të qytetit tonë, formimi i brigadave të njohura kumanovare, heronjtë e kombit, që sollën lirinë e shumëpritur të Kumanovës. Ekspozitën e hapi Viktor Bozhurski, drejtor i Fondacionit për Kulturë dhe Sport-Kumanovë.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст