F T E S Ë P U B L I K E
Në bazë të nenit 84 dhe 86 të Ligjit për procedure administrative (“Gaz. zyrtare e RM” nr. 145), Komuna e Kumanovës bënë:
F T E S Ë P U B L I K E
Komuna e Kumanovës informon qytetarët se në përputhje të Ligjit mbi tatimit mbi pronën, Aktvendimet për tatim mbi pronën si dhe taksat komunale – firmave për vitin 2019 janë distribuuar përmes Postës së Maqedonisë.
Të gjithë obliguesit tatimor (personat fizik dhe juridik) të cilët janë pronarë të pronës së tatimuar, shfrytëzuesit apo frytëgëzuesit e pronës të cilët nuk i kanë marrë aktvendimet për tatimin mbi prone apo taksat komunale – firmave për vitin 2019 në adresat e tyre, ftohen që të lajmërohen në zyrat e Komunës së Kumanovës-Sektori për tatime dhe taksa, në afat sa më të shkurtër.
Të obliguarit tatimor (personat juridik dhe fizik) të cilët posedojnë pronë e cila tatimohet dhe nuk i përgjigjet kësaj ftese publike, do të dënohen me dënime në të holla për shkeljet e kryera ligjore në bazë të Ligjit të tatimit mbi pronën.
Komuna e Kumanovës apelon deri tek të gjithë qytetarët dhe firmat që me ndërgjegje dhe përgjegjësi t’u përmbahen obligimeve ligjore për pagesën e tatimeve mbi pronën dhe taksave komunale-firmave.
Me respekt
Sektori për tatime dhe taksa
Njësia për verifikim të pagesës së tatimit të pronës, pagesës së tatimeve, taksave dhe kompensimeve tjera