F T E S Ë P U B L I K E
Në bazë të nenit 29, paragrafi 1 të Ligjit për tatimet në pronë (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 61/04, 92/07, 102/08, 35/11, 53/11, 84/12, 188/13, 154/15, 192/15 dhe 23/16) dhe nenit 3, paragrafi 1, pika 1 të Ligjit për taksat komunale (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 61/04, 64/05, 92 / 07, 123/12, 154/15, 192/15 dhe 23/16), Komuna e Kumanovës, shpall:
F T E S Ë P U B L I K E
për parashtrim të fletëparaqitjes tatimore për përcaktim të tatimit në pronë për vitin 2020 dhe parashtrim të fletëparaqitjes për përcaktim të taksës komunale për kompani (emër) të hapësirës afariste gjegjësisht njësisë afariste për vitin 2020
Fletëparaqitje për përcaktim të tatimit në pronë për vitin 2020 (formulari DI), parashtron një tatimpagues (person juridik dhe person fizik), edhe atë për:
- Pronë të fituar ose që ka filluar ta përdorë gjatë vitit 2019 për të cilën nuk është parashtruar fletëparaqitje tatimore (tatimpagues i ri, pronë e fituar shtesë që i nënshtrohet tatimimit, etj.)
- Pronë ku ka ndodhur ndryshim në pronësi (tjetërsim, etj.).
- Pronë kur ka pasur ndryshim në vlerë (ndërtim shtesë, mbindërtim, përfundim, zgjerim, etj.)
- Të gjithë tatimpaguesit (persona juridikë dhe fizikë) që posedojnë pronë që i nënshtrohet tatimimit, të cilët nuk kanë parashtruar fletëparaqitje për përcaktim të tatimit në pronë ndërmjet periudhës së viteve 1994 – 2019.
Fletëparaqitja tatimore parashtrohet në Komunën e Kumanovës – Sektori për tatime dhe taksa, në të cilën zonë ndodhet prona, deri më 31 janar 2020.
Vërejtje: Tatimpaguesi që ka parashtruar fletëparaqitje tatimore për periudhën 1994 – 2019 dhe nuk ka asnjë ndryshim në pronësi ose vlerë të pronës nuk parashtron fletëparaqitje tatimore.
Tatimpaguesit që nuk parashtrojnë fletëparaqitje tatimore brenda afateve të përcaktuara në këtë FTESË PUBLIKE, do të gjobiten për shkeljet e bëra në bazë të Ligjit për tatim në pronë.
Fletëparaqitje për përcaktim të takës komunale për kompani (emër) të hapësirës afariste, gjegjësisht njësisë afariste parashtrojnë tatimpaguesit (ushtruesit e pavarur të veprimtarisë dhe personat juridikë), edhe atë për:
- Kompani të regjistruar (emër) të hapësirës afariste ose njësisë afariste për kryerjen e veprimtarisë përkatëse, të cilët deri tani nuk kanë parashtruar fletëparaqitje tek organi kompetent, për përcaktimin e detyrimit në bazë të taksës komunale.
- Tatimpaguesit që kanë parashtruar fletëparaqitje për përcaktimin e detyrimit në bazë të taksës komunale për kompani (emër) të hapësirës afariste, gjegjësisht njësisë afariste, të cilat gjatë periudhës së deritanishme kanë pësuar ndryshime.
Sektori i tatimeve dhe taksave
KOMUNA E KUMANOVËS