Hapet “Etno oda”
Në organizim të Odës Rajonale të Zejtarisë Kumanovë, u hap “Etno oda”, ku mund të shihen punime të bëra në stilin etno. Në këtë ngjarje, u nënshkrua memorandum bashkëpunimi midis Komunës së Kumanovës dhe Odës Rajonale të Zejtarisë, me çka do të bashkëpunohet në sferën e kulturës, zakoneve, vlerave tradicionale dhe zanateve.