Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

“Interneti nuk është vetëm lojë. Kliko sigurt”

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në SHFK “Kërste Misirkov”, Kryetari Maksim Dimitrievski dhe ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi, ishin të pranishëm në programin edukativ për fëmijë “Interneti nuk është vetëm lojë, kliko sigurt”, të organizuar nga operatori i telekomunikacionit VIP. Cilki i dytë i këtij programi, që është paraparë të përfshijë njëzet shkolla në qytete të ndryshëm, fillon mu në Kumanovë, gjegjësisht me nxënësit e klasës së katërt të SHFK “Kërse Misirkov”. Sipas drejtorit ekzekutiv të kompanisë Misllav Galer, qëllimi i projektit është që të përgatiten fëmijët që në moshë më të vogël, si më mirë dhe më me mençuri t’i shijojnë përfitimet e Internetit gjatë mësimit të tyre të vazhdueshëm, tejedukim dhe argëtim, me theks të veçantë në sigurinë e tyre gjatë shfrytëzimit të internetit. Partnerë të projektit janë Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Biroja për Zhvillim të Arsimit dhe menaxhmenti dhe kuadri mësimor i shkollës ku mbahen ligjëratat.

 

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст