Janë nënshkruar kontratat me dhjetë asistentë arsimor
Sot në komunën e Kumanovës u nënshkruan kontrata me dhjetë asistentë arsimorë, të angazhuar përmes Programit Punë e frytshme – komunale, të projektit “Krijimi i vendeve të punës për të gjithë”, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në partneritet me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencinë e Punësimit të RMV. Projekti do të zbatohet në katër shkolla fillore: SHFK “Kristijan Karposh”, SHFK “11 Tetori”, SHFK “Braqa Milladinovci” dhe SHFK “Kërste Misirkov”