Kampionati rinor i shahut
Në lokalet e SHFK “Kërste Misirkov”, gjatë uikendit u mbajt kampionati rinor i shahut në qytetin e Kumanovës, organizuar nga “Klubi i shahut” në Kumanovë. Turneun e hapi Kryetari Maksim Dimitrievski, i cili u uroi fat garuesve. Nga 01.07.2019 deri më 03.07.2019 në “Etno fshatin Timçevski” do të mbahet turneu i hapur ndërkombëtar në shah për të rinjtë deri më njëzet vjet. Është paraparë që në këtë turne të marrin pjesë garues – shahistë nga të gjitha vendet e Ballkanit. Organizimi do të bëhet nga Klubi i shahut Kumanovë, shahisti elitar Aleksandra Dimitrijeviq dhe komuna e Kumanovës.