Komuna e Kumanovës fiton të drejtën e shfrytëzimit të katër objekteve sportive
Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe u. d. Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Objekteve Sportive në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shpend Hajredini, sot nënshkroi një marrëveshje për dhënien e të drejtës për përdorim të Qendrës Sportive dhe Rekreative – Sallës së Sportit, Stadiumin e Qytetit, Qendrën e Qitjes të Qytetit dhe Kompleksin Sportiv Sokolona.
Këto objekte i janë dhënë Komunës së Kumanovës për përdorim të përhershëm, të cilat para se të nënshkruhet marrëveshja janë vizituar nga kryetari i Komunës, drejtori i Ndërmarrjes dhe Daniel Dimevski, bashkëpunëtori i jashtëm për çështje sportive dhe avancim të sportit në RMV.
https://www.youtube.com/watch?v=Y_9rDIPdr84&feature=youtu.be