Komuna e Kumanovës nënshkroi Memorandum bashkëpunimi për pjesëmarrje në Projektin ReLOaD2
Оваа објава е достапна и на: македонски
Komuna e Kumanovës punon në mënyrë aktive me organizatat dhe fondacionet lokale të shoqërisë civile. Projekti ReLOaD2 gjatë 4 viteve të ardhshme synon të forcojë demokracinë pjesëmarrëse dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, duke forcuar shoqërinë civile dhe të rinjtë. Qëllimi është pjesëmarrja aktive në vendimmarrje dhe përmirësimi i mjedisit ligjor dhe financiar për Organizatat civile OC-të.
Në katër vitet e fundit, Komuna e Kumanovës përmes programit ReLOaD kishte organizuar tri thirrje për grante për propozime projektesh, të cilat janë në përputhje me qëllimet zhvillimore të Komunës së Kumanovës dhe që mbulonin fushat e mëposhtme prioritare: mbrojtjen e mjedisit, kohezionin social dhe uljen e varfërisë, turizmin dhe kulturën, si dhe nismat e të rinjve. Përmes këtij programi në territorin e Komunës së Kumanovës iu dhanë gjithsej 9 grante organizatave lokale të shoqërisë civile. Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) po zbaton projektin në: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë (BeH), Malin e Zi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, Instrumenti për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA).