Komunën e Kumanovës e vizitioi Gjeneral Brigade, Aristeidis Iliopoulos, komandant i Brigadës për Evropën Juglindore
Sot, në vizitën e parë zyrtare në komunën e Kumanovës ishte Gjeneral Brigade Aristeidis Iliopoulos, Komandant i Brigadës për Evropën Juglindore, i shoqëruar nga kolonel Vlladimir Stojanovski, përfaqësuesi më i lartë i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në komandën e SEEBRIG. Në takim, kryetari i Komunës Dimitrievski prezantoi komunën e Kumanovës, ku kjo brigadë do të qëndrojë për gjashtë vitet e ardhshme, dhe u diskutua mundësia për bashkëpunim të ardhshëm civilo-ushtarak. Me këtë rast, kryetari i Komunës përshëndeti përfaqësuesit e forcave të ushtrisë dhe theksoi nivelin e lartë të bashkëpunimit të Komunës së Kumanovës me ARMV-në, duke dëshiruar që ajo të jetë një shembull në bashkëpunimin e mëtejshëm me brigadën SEEBRIG. Gjenerali Aristeidis Iliopoulos shpjegoi dhe shtjelloi misionin SEEBRIG, i cili ka një mision humanitar në fushën e menaxhimit të krizave dhe katastrofave natyrore dhe synon të rrisë nivelin e bashkëpunimit midis ushtrive në rajon nën moton "Një ekip, një mision". Brigada e Evropës Juglindore u krijua në vitin 1999 mbi bazën e Marrëveshjes së Bashkëpunimit Rajonal të Mbrojtjes e njohur si Marrëveshja Shumëkombëshe e Forcave Paqeruajtëse për Evropën Juglindore (MSMIE), nënshkruar në vitin 1998 në Shkup nga Ministrat e Mbrojtjes të: Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë, Italisë, Maqedonisë së Veriut, Rumanisë dhe Turqisë.