Kryetari Dimitrievski u takua me maturantët
Në sallën e SHMK “Pero Nakov”, Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski, u takua me maturantët e shkollave të mesme të qytetit tonë. Me rastin e përfundimit të shkollimit të mesëm, Kryetari i Komunës u dëshiroi shumë shëndet dhe fat në jetë, si dhe sukses në planin personal dhe profesional. Paralajmëroi se më 31 maj nga Komuna do të organizohet aheng për të gjithë maturantët.