Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Dimitrievski, reagon në lidhje me kërkesën e SPB Kumanovë

Me kërkesë të Sektorit për Punë të Brendshme Kumanovë që Vetëqeverisja Lokale të sigurojë një lokacion dedikuar për parkimin e motokultivatorëve dhe menaxhimin dhe pjesëmarrjen e tyre në trafik, komuna e Kumanovës informon publikun dhe qytetarët se komuna nuk ka autorizim për të siguruar lokacion dhe kryerjen e kontrollit. Përkundrazi, sipas ligjeve dhe akteve nënligjore ekzistuese, pjesëmarrja dhe kontrolli i motokultivatorëve, të cilët janë regjistruar si makina bujqësore, të destinuara për përdorim në bujqësi, dhe jo për kryerje të veprimtarisë, si dhe lëshimin e pajisjeve të përshtatshme për vozitjen e tyre, është në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme – SPB Kumanovë në territorin e komunës së Kumanovës.

Bazuar në nenin 7, paragrafi 1 të Ligjit për siguri në trafikun rrugor (“Gazeta Zyrtare e RM”, nr. 169/15, 226/15, 55/16, 11/18, 83/18 dhe “Gazeta Zyrtare e RMV”, nr. 98/19, 302/20 dhe 122/21), nenin 22, paragrafi 1, pika 4 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta Zyrtare e RM”, nr. 5/02), thuhet qartë se: (Komunat dhe Qyteti i Shkupit rregullon trafikun në rrugët lokale dhe rrugët në territorin e saj, në përputhje me dispozitat e këtij ligji), si dhe nenin 22, paragrafi 1, pika 4 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta Zyrtare e RM”, nr. 5/02) i cili thotë se nën Kompetencën e Komunës janë aktivitetet komunale: mirëmbajtja e pastërtisë publike; mbledhja, transportimi dhe trajtimi i mbetjeve të ngurta dhe teknologjike komunale; mirëmbajtja dhe rindërtimi dhe mbrojtja e rrugëve lokale, udhëve dhe objekteve të tjera të infrastrukturës; rregullimi i regjimit të trafikut; ndërtimi dhe mirëmbajtja e hapësirës për parkim publik, largimi i automjeteve të parkuara në mënyrë të paligjshme dhe largimi i automjeteve të dëmtuara nga vendet publike.

Në përputhje me dispozitat ligjore të mësipërme dhe nenet specifike të ligjeve, të cilat përcaktojnë kushtet dhe kriteret për vozitje dhe pjesëmarrje në trafik të motokultivatorëve, si dhe përcaktimin e kompetencave të Komunës së Kumanovës për menaxhimin e trafikut dhe rrjedhat e trafikut në rrugët dhe udhët lokale, që përcaktonjnë se lëvizja e motokultivatorëve dhe stacionimi i tyre në vendet e qarkullimit publik në komunën e Kumanovës nuk është në kompetencë dhe nuk mund të kontrollohet nga vetëqeverisja lokale.

Ministria e Punëve të Brendshme ka për detyrë të përjashtojë nga trafiku të gjithë ata që kryejnë veprimtarinë e mbledhjes së mbeturinave dhe transferimin e mbeturinave ndërtimore, si dhe t’i sanksionojë ata për pjesëmarrje në trafik dhe uzurpim të zonave të trafikut publik, ku ata parkojnë në bulevardin “Revolucioni i Tetorit”, lokalitetin Zhitomel dhe dhe përballë hyrjes në vendbanimin Sredorek me vetëiniciativë dhe në mënyrë të paligjshme.

Është e rëndësishme të theksohet se motokultivatorët janë të regjistruar dhe janë në pronësi të personave fizikë, dhe për këtë arsye, Komuna nuk është përgjegjëse për sigurimin e hapësirës për parkim dhe stacionim të tyre, kurse Komuna menaxhon ekskluzivisht zonat e përcaktuara të parkimit. Përveç kësaj, të njëjtët persona që përdorin motokultivatorë nuk janë të licencuar për mbledhjen dhe asgjësimin e mbeturinave dhe nuk ka asnjë dispozitë ligjore që mund të lëshojë licenca për këta persona.

 

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст