Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kumanova – Qyteti i kulturës për vitin 2019

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Kryetari Maksim Dimitrievski në një konferencë për shtyp të mbajtur në komunë njoftoi se Kumanova është zgjedhur qytet i kulturës për vitin 2019. Ministria e Kulturës ka pranuar kërkesën e komunës së Kumanovës dhe ka miratuar aktvendim për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej tre milion denarë.

Fondet do të shfrytëzohen për realizimin e ngjarjeve kulturore të parapara me Programin për ngjarjet kulturore të Komunës së Kumanovës në vitin 2019, duke përfshirë edhe Festivalin e parodive “Tumba Fest”, gala koncerti operistik me orkestër dhe solistë nga HS MOB, performansën muzikore skenike për fëmijë dhe të rinj, shfaqen teatrale “Lençeja e Kumanovës”, etj.

Kryetari Dimitrievski e falënderoi Ministrinë e Kulturës dhe Qeverinë për përkrahjen e ngjarjeve dhe manifestimeve në prag të përvjetorit të komunës – 500 vjetorit të Kumanovës.

 

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст