Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kumanova u shpall qytet i sportit për vitin 2019

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Nga Komisioni vlerësues ACES Europe, Kumanova u shpall Qytet i Sportit për vitin 2019. Paraprakisht Komsioni realizoi takim me Kryetarin e Komunës Maksim Dimitrievski, e më pastaj me përfaqësues të Komunës vizituan disa ngjarje dhe objekte sportive, si dhe Qendrën e personave me pengesa intelektuale. Nga ana e Komunës u përgatit një fletushkë dhe video prezantim për aktivitetet sportive, infrastrukturën sportive dhe legjendat e sportit në qytet. Kumanova është qyteti i parë i Republikës së Maqedonisë që e ka marrë këtë mirënjohje prestigjioze, që personalisht do t’i dorëzohet Kryetarit të Komunës Dimitrievski në Bruksel në fillim të dhjetorit. Gjithashtu, Kryetari pas prezantimit deklaroi se është privilegj dhe përgjegjësi për zhvillimin e sportit dhe kulturës në qytet.

 

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст