Maksim Dimitrievski: Do të ndërtohet “Parku i miqve të Kumanovës”
Pas mbledhjes së djeshme të Këshillit të Komunës së Kumanovës, në lidhje me deklaratën time për vendosjen e një shënimi përkujtimor të firmës amerikane KBR, para kompleksit të pishinave dua të sqaroj:
Ideja e Komunës së Kumanovës dhe e imja si Kryetari i Komunës është që para kompleksit “Pishina e Hapur dhe e Mbyllur e Qytetit” të ndërtojmë një park që do të quhet “Parku i miqve të Kumanovës”. Në interes të gjelbërimit të rajonit qëndror të qytetit dhe krijimit të vendit të këndshëm për relaksim të qytetarëve të këtij qyteti, në park do të ketë fontanë, kurse pranë saj pllaka përkutjimore për falënderim të të gjithë personave juridik dhe fizik që kanë bërë punë të rëndësishme për qytetarët, në çdo sferë të jetës në Komunën tonë. Komuna e Kumanovës së bashku me Këshillin komunal do ta përpilojmë një listë miqsh, për çka do të përgatiten edhe vendime dhe falënderime adekuate. Qytetarët e Kumanovës duhet të kenë miq, por edhe më e rëndësishme është që ato miqësi të kultivohen dhe thellohen.