Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Mbledhja e 18 – të dhe mbledhja e 19 – të e Këshillit të Komunës së Kumanovës

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Më 12 Dhjetor 2018 (e mërkurë), në sallën qarkore të ndërtesës së organizatave të mëhershme shoqëroro – politike, me fillim prej orës 10:00, mbahet mbledhja e tetëmbëdhjetë e Këshillit të Komunës së Kumanovës.

Rendi i ditës

  • Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e shtatëmbëdhjetë e Këshillit të Komunës së Kumanovës.

 

  1. Raport tremujor për punën financiare të NP “Kumanova – gaz” – Kumanovë prej 01.07.2018 – 30.09.2017;
  2. Program për punën e Institucionit Publik Komunal – Biblioteka “Tane Georgievski” – Kumanovë gjatë vitit 2019;
  3. Propozim – Aktvendim për t’i dhënë pëlqim Rregullores për mënyrën e arritjes së shpërndarjes së mjeteve në SHMK “Pero Nakov” Kumanovë;
  4. Propozim – Vendim për ndërprerje e punës dhe zbatimin e likuidimit, ndryshimit të emrit të firmës, ndryshimin e emrit të shkurtuar të firmës dhe emërimin e likuiduesit të Ndërmarrjes së Përbashkët Publike për menaxhim me mbeturina në Rajonin Verilindor Planor EKO – ZONA Kumanovë;
  5. Informacion për pronën e patundshme të Komunës së Kumanovës dhe pronën e patundshme pronë e Republikës së Maqedonisë – shfrytëzues Komuna e Kumanovës;
  6. Propozim – Vendim për miratim të masave të jashtëzakonshme për zvogëlim të ndotjes së ajrit ambiental në Komunën e Kumanovës;
  7. Propozim – Vendim për auto – taksi transporti e udhëtarëve në Komunën e Kumanovës;
  8. Propozim – Vendim për përcaktimin e emrave të rrugëve me numërim të objekteve në v.q. “Osmanov Rid” dhe v.q. “Karposh” – Komuna e Kumanovës;
  9. Propozim – Plani i Programeve për zhvillim të Komunës së Kumanovës gjatë vitit 2019;
  10. Propozim – Program për rregullimin e truallit ndërtimor, ndërtim dhe mirëmbajtje të infrastrukturës komunale të qytetit të Kumanovës gjatë vitit 2019;
  11. Propozim – Program për ndërtim, riparim, mirëmbajtje dhe ruajtje të rrugëve lokale dhe regjionale në Komunën e Kumanovës gjatë vitit 2019;
  12. Çerek raport për realizimin e Buxhetit të Komunës së Kumanovës, për çerekun e III – të të vitit 2018;
  13. Informacion për realizimin e të hyrave në bazë të tatimeve dhe taksave për periudhën prej 01.01.2018 deri më 31.08.2018;
  14. Propozim – Vendim për t’ia dhënë në shfrytëzim, menaxhim dhe mirëmbajtje kontejnerët për mbledhje të mbeturinave të paketuara NP “Pastrimi dhe gjelbërimi” – Kumanovë;
  15. Propozim – Program për ndryshim dhe plotësim të Programit për planifikim urban në territorin e Komunës së Kumanovës për vitin 2018;
  16. Propozim – Vendim për miratim të Planit Detal Urbanistik për pjesë të NJU “Pero Çiço”, pjesë e BU 14, përfshirja planifikuese ndërmjet rr. “Gjuro Pucar Stari, “Mihajllo Pupin”, “Jovan Jovanoviq – Zmaj” dhe “Bllagoja Dumanovski” – Komuna e Kumanovës;
  17. Propozim – Vendim për miratim të Planit Detal Urbanistik për pjesë të NJU “Pero Çiço”, pjesë e BU 18, përfshirja planifikuese ndërmjet rr. “Gjorçe Petrov 1”, “Gjorçe Petrov 2, “1”, “Gjorçe Petrov 3” dhe shtegu i këmbësorëve – Komuna e Kumanovës;
  18. Propozim – Aktvendim për shkarkim dhe emërim të përfaqësuesit të Komunës së Kumanovës për anëtar të Këshillit shkollor të Shkollës Fillore “Toli Zordumis” – Kumanovë;
  19. Propozim – Aktvendim për shkarkim dhe emërim të anëtarit të Këshillit drejtues të NP “Kumanova – gaz” – Kumanovë;
  20. Propozim – Aktvendim për shkarkim dhe emërim  të anëtarit të Këshillit drejtues të NP “Kumanova – parking” – Kumanovë.

 

Më 13 Dhjetor 2018 (e enjte), në sallën qarkore të ndërtesës së organizatave të mëhershme shoqëroro – politike, me fillim prej orës 10:00, mbahet mbledhja e nëntëmbëdhjetë e Këshillit të Komunës së Kumanovës, me një pikë të vetme në rendi dite – Pyetje të këshilltarëve.

 

 

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст