Mbledhja e 41 e Këshillit të Komunës së Kumanovës
Më 27 Maj 2920 (e mërkurë), në sallën e madhe të ndërtesës së organizatave të më hershme shoqëroro – politike, me fillim prej orës 10:00, do të mbahet mbledhja e 41 e Këshillit të Komunës së Kumanovës.
Rendi i ditës
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e 39 – të, 40 – të dhe Mbledhja e tretë dhe e katërt e jashtëzakonshme e Këshillit të Komunës së Kumanovës
- Raport për veprimtarinë afariste dhe financiare të NP “Pastrimi dhe Gjelbërimi” – Kumanovë për periudhën Tetor – Dhjetor 2019;
- Llogaria vjetore dhe Raporti për punën e NP “Pastrimi dhe Gjelbërimi” – Kumanovë për periudhën Janar – Dhjetor 2019;
- Raport për veprimtarinë afariste dhe financiare të NP “Pastrimi dhe gjelbërimi” – Kumanovë për periudhën Janar – Mars 2020;
- Raport për punën e NP “Ujësjellësi” – Kumanovë për vitin 2019;
- Raportet financiare / Llogaria vjetore e NP “Ujësjellësi” – Kumanovë për vitin 2019;
- Raport tremujor për punën financiare të NP “Ujësjellësi” Kumanovë gjatë periudhës 01.01.2020 – 31.03.2020;
- Raport tremujor për punën financiare të NP “Kumanova – Gaz” – Kumanovë gjatë periudhës 01.10.2019 – 31.12.2019;
- Llogaria vjetore dhe raporti financiar i NP “Kumanova – Gaz” – Kumanovë për vitin 2019;
- Propozim-Vendim për dhënien e pëlqimit për ndryshimin e Planit Vjetor të Punësimit në vitin 2020 të NP “Kumanova – Gaz” – Kumanovë;
- Raport për punën financiare të NP “Kumanova – Plan” – Kumanovë për vitin 2019;
- Informacion për përcaktimin e dëmit material të pësuar në NP “Kumanova – parking” – Kumanovë në periudhën e mospagimit të shërbimeve të parkimit;
- Raport për operacionet financiare të NP “Kumanova – parking” – Kumanovë për periudhën 01.01.2020 – 31.03.2020;
- Informacion mbi mënyrën e funksionimit të NP “Tregu” – Kumanovë në rast emergjence duke analizuar parametrat për përcaktimin e dëmit material të pësuar;
- Raport financiar për punën e NP “Tregu” – Kumanovë për periudhën Tetor – Dhjetor 2019;
- Raport financiar për punën e NP “Tregu” – Kumanovë për periudhën Janar – Dhjetor 2019;
- Raport për punën e NP “Tregu” – Kumanovë për vitin 2019;
- Propozim-Vendim për dhënien e pëlqimit për tekstin e konsoliduar të Listës së mimeve të shërbimeve të NP “Tregu” – Kumanovë;
- Propozim-Vendim për dhënien e pëlqimit të Vendimit të NP “Tregu” – Kumanovë për përcaktimin e sendeve të paluajtshme që duhet t’i nënshtrohen ofertave publike për dhënie me qira;
- Propozim-Vendim për dhënien e pëlqimit të Vendimit të NP “Tregu” – Kumanovë për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e ditëve të tregut;
- Propozim-Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për përcaktimin e orarit të punës në tregjet e gjelbërta në Kumanovë dhe në tregun e shitjes së bagëtive;
- Propozim-Vendim për plotësimin e Vendimit për përcaktimin e çmimeve të shërbimeve të ofruara nga IPKKF “Angell Shajçe” – Kumanovë dhe masën e kompensimit të kostove për qëndrim në institucion, të cilin e bartin prindërit;
- Propozim-Vendim për dhënien e pëlqimit për ndryshimin e Planit Vjetor të Punësimit në vitin 2020 të IPKKF “Angell Shajçe” – Kumanovë;
- Propozim-Vendim për dhënien e pëlqimit për Projekt-Planin Vjetor të Punësimit në vitin 2021 të IPKKF “Angell Shajçe” – Kumanovë;
- Raport për zbatimin e Programit për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe rekreative të qytetarëve në Komunën e Kumanovës për vitin 2019 me raport financiar;
- Propozim-Vendim për mënyrën e përdorimit të fushave të tenisit “23 Tetori” Kumanovë dhe përcaktimin e çmimit të biletave për vitin 2020;
- Raporti tremujor për ekzekutimin e Buxhetit të Komunës së Kumanovës për tremujorin e parë të vitit 2020;
- Kalendari i buxhetit;
- Informacion mbi aktivitetet e realizuara të Njësisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrim Evropian në vitin 2019.