Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Mbledhja e 49 – të e Këshillit të Komunës së Kumanovës

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

MË 13 Nëntor 2020 (e premte), në sallën e madhe të ndërtesës së ish – organizatave shoqëroro – politike, me fillim prej orës  10:00, do të mbahet mbledhja e Dyzetë e Nëntë e Këshillit të Komunës së Kumanovës

           Rend dite

 

  1. Informacion mbi masat dhe aktivitetet e ndërmarra nga Stacioni Policor me juridiksion të përgjithshëm Kumanovë gjatë gjysmës së parë të vitit 2020;
  2. Raport për punën financiare të NP “Kumanova – Plan” – Kumanovë për periudhën 01.04.2020 – 30.06.2020;
  3. Raport tremujor për punën financiare të NP “Ujësjellësi” – Kumanovë nga 01.07.2020 – 30.09.2020;
  4. Raport tremujor për punën financiare të NP “Kumanova – Gaz” – Kumanovë nga 01.07.2020 – 30.09.2020;
  5. Propozim – Aktvendim për t’i dhënë pëlqim Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të NP “Kumanova – Gaz” – Kumanovë;
  6. Informacion mbi gjendjen financiare të NP “Tregu” – Kumanovë;
  7. Propozim – Vendim për ndryshimin e Vendimit për huazimin e brendshëm afatgjatë të Komunës së Kumanovës në kuadër të Projektit të Dytë për Përmirësimin e Shërbimeve Komunale (MSIP2);
  8. Propozim – Ndryshim dhe plotësim i Planit të programeve për zhvillim të Komunës së Kumanovës për vitin 2020;
  9. Propozim – Program për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për rregullimin e tokës ndërtimore, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës komunale të qytetit të Kumanovës për vitin 2020;
  10. Propozimi – Ndryshime dhe plotësime të Buxhetit të Komunës së Kumanovës për vitin 2020;
  11. Propozim-Vendim për shfuqizimin e Vendimit për krijimin e një ndërmarrje të përbashkët publike për menaxhim rajonal të mbeturinave, nr. 09-7937/37 të datës 14.11.2019 të miratuar nga Këshilli i Komunës së Kumanovës;
  12. Propozim-Vendim për krijimin e ndërmarrjes së përbashkët publike për menaxhimin rajonal të mbeturinave;
  13. Propozim-Vendim për dhënie në përdorim të përkohshëm të sendit të luajtshëm – pronë e Komunës së Kumanovës Komunës së Staro Nagoricanit.

 

 

Back to top
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Големина на фонт
Боја на контраст