Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Mbrëmja artistike “Thith art”

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në Shtëpinë e Artizanateve u mbajt mbrëmja artistike “Thith art”, organizuar nga Shoqata e Qytetarëve “Bëhu e jotja”, me mbështetjen e Komunës së Kumanovës. Të pranishmit ndoqën një koncert muzikor të muzikantëve të rinj kumanovarë me interpretim të “evergreen” – ve maqedonas, si dhe prezantimin e artistëve dhe veprave të tyre, të cilat u ekspozuan së bashku me veprat letrare . Qëllimi i manifestimit, i cili është ndërthurja e tri arteve në një, është të mbështesë artistët e rinj të Kumanovës, të cilët krijojnë me sukses në fushën e artit figurativ, letërsisë dhe muzikës. Pjesë e manifestimit ishte edhe kryetarja e Këshillit të Komunës së Kumanovës, Gjorgjievska, e cila e përshëndeti këtë iniciativë dhe i inkurajoi artistët tanë që të vazhdojnë të punojnë dhe të krijojnë, duke pasuruar traditën kulturore me vepra të reja që do të lënë gjurmë në frymën e krijimtarisë kulturore.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст