Mirënjohje për nxënësit e gjeneratës të shkollave fillore dhe të mesme në komunat e Kumanovës dhe Staro Nagoriçanit për vitin shkollor 2021/2022
Për nder të 24 majit – Ditës së arsimtarëve pansllavë Kirili dhe Metodi, nxënësve më të mirë – nxënësve të gjeneratave të shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Kumanovës dhe Komunën e Staro Nagoriçanit për vitin shkollor 2021/2022, iu ndanë çmime dhe mirënjohje. Kjo iniciativë kulturore, e realizuar nga Shoqata e Arsimtarëve – Kumanovë dhe Komuna e Kumanovës përmes Sektorit për Arsim, buron nga rëndësia e madhe e punës së vëllezërve të shenjtë, të cilët janë më meritorët për zhvillimin kulturor të popujve sllavë. Në emër të Shoqatës së Arsimtarëve – Kumanovë në Shtëpinë e Artizanateve u ndanë falënderime dhe mirënjohje për nxënësit më të mirë, si nxitje që të vazhdojnë të përmirësojnë njohuritë dhe arsimimin e tyre.
Me iniciativë të kryetarit dhe Këshillit të Komunës së Kumanovës, në hapësirat e Komunës, përfaqësuesve më të mirë të një gjenerate tjetër të suksesshme, të cilët e mbajtën epitetin “të parët”, iu ndanë monedha me prarim ari dhe vauçerë, me qëllim që të vazhdojnë ta krijojnë të ardhmen, e cila u përket atyre që besojnë në veten dhe ëndrrat e tyre. Çmimet i ndanë Sekretari i Komunës së Kumanovës, Kryetari dhe anëtarët e Këshillit të Komunës.