Ndahen vërtetimet për pjesëmarrje të asistentëve arsimor në projektin “Krijimi i mundësive të punës për të gjithë”
Komuna e Kumanovës në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim Rural “Bujrum” nga Kumanova dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), implementuan programin Punë përfituese komunale, në kuadër të projektit “Krijimi i mundësive të punës për të gjithë”. Programi financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në partneritet me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Projekti parashikon punësimin e 20 personave, të cilët do të punojnë si asistentë arsimorë, 20 orë në javë, për një periudhë prej 6 muajsh. Projekti përfshinë katër shkolla fillore komunale: “Kristijan Karposh”, “11 Tetori”, “Braqa Milladinovci” dhe “Kërste Misirkov”. Kryetari i Komunës së Kumanovës, Dimitrievski, u ndau vërtetime për pjesëmarrje dhe realizim të suksesshëm të punës 20 personave të angazhuar.